Bota

Plas sherri mes drejtorëve tek posta, dy shqiptarët kacafyten e rrihen me grushte, përfundojnë në policinë e Prishtinës

6 Gusht 2020, 15:37 Nga DOSJA
Plas sherri mes drejtorëve tek posta, dy shqiptarët kacafyten e rrihen

KOSOVË– Dy persona, që mbajnë postin e drejtorit tek Posta e Kosovës janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, sherri mes drejtorëve ka agravuar duke bërë që të dy të kacafyten më njëri-tjetrin dhe të kapen me grushte.

Në njoftim nuk bëhet me dije shkaku i nisjes së sherrit, por mësohet se dy të konfliktuarit janë shoqëruar për në komisariatin e policisë në Prishtinë.

“Sot paradite në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodh një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes. Për këtë rast janë duke u marr organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Për protagonistët e sherrit do të merren masa.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni posta e kosoves prishtine rrihen dy drejtoret ne prishtine posta e kosoves prishtine rrihen dy drejtoret ne prishtine

Sondazh

Poll