Bota

Thaçi dekreton Ligjin për Buxhet, i hapet rruga realizimit të pagesave për qytetarët në situatën e pandemisë

6 Gusht 2020, 14:08 Nga DOSJA
Thaçi dekreton Ligjin për Buxhet, i hapet rruga realizimit të

KOSOVË-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e ka pranuar pasditen e së mërkurës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  Thaçi  tha se e ka bërë dekretimin e menjëhershëm, në mënyrë që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët dhe të zbuten pasojat e pandemisë.

Postimi i Plotë i Thaçit: 

 Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i të sëmurëve ka shkuar në  9.688 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë, ndërsa numri  i viktimave ka shkuar në 300.

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci koronavirusi ne kosove hashim thaci koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll