Aktualitet

Najada Çomo nxjerr foton e Tritan Kalos dhe infermier Bedriut: Të palodhur dhe në krye të detyrës

6 Gusht 2020, 15:26 Nga DOSJA
Najada Çomo nxjerr foton e Tritan Kalos dhe infermier Bedriut: Të

TIRANË– Mjekja Najada Çomo ka publikuar një foto nga Infektivi ku shihen dy kolegët e saj, Tritan Kalo dhe Bedriu. Krahas fotos ku mjeku dhe infermieri shihen tërësisht të mbuluar nga maska dhe veshja mbrojtëse, Çomo u bën thirrje qytetarëve që të mborhen.

Ndërsa për kolegët e saj shkruan se janë të palodhur dhe në krye të detyrës për qëllimin e vetëm, për të pasur sa më shumë të shëruar nga Covid-19.

Profesor Tritan Kalo, i palodhur, çdo dite ne krye te detyres, dhe dijeplote,
bashke me Bedriun, infermierin qe ka perkushtim maksimal, ndaj pacienteve, Te gjithe Ne, jemi per nje qellim, Sa me shume te sheruar nga Covid -19. Ju mbrohuni,”- shkruan Çomo krah fotos.

Ndërkohë, deri më tani në të gjithë territorin e vendit numërohen 6016 raste pozitive me covid-19, ku mes tyre 2589 janë aktivë. 188 pacientë kanë ndërruar jetë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë në Shqipëri, ndërsa 3155 janë shëruar. Aktualisht 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi najada çomo tritan kalo koronavirusi ne shqiperi najada çomo tritan kalo

Sondazh

Poll