Aktualitet

188 viktima dhe 2673 aktivë me Covid-19/ Gjashtë pacientë humbin jetën në 24 orët e fundit, rekordin e mban Tirana

6 Gusht 2020, 14:14 Nga DOSJA
188 viktima dhe 2673 aktivë me Covid-19/ Gjashtë pacientë humbin

SHQIPËRI– 188 viktima, 2673 pacientë me Covid-19 dhe 3155 të sëhruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, deri më sot. Në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, Eugena Tomini nga ISHP-ja, bëri me dije se edhe sot, njësoj si një ditë më parë janë shënuar gjashtë viktima.

3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid 19. Bashkë me ta kanë ndërruar jetë edhe tre qytetarë të tjerë, një 72-vjeçare nga Fieri, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 127 persona të tjerë, mes 531 të testuarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. Ndërkohë qytetarët të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)
Testime totale 44295
Raste pozitive 6016
Raste të shëruara 3155
Raste Aktive 2673
Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1477
Durrës 344
Shkodër 232
Fier 99
Vlorë 97
Kukës 90
Lezhë 86
Korçë 85
Elbasan 53
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 32

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll