Aktualitet

Denoncimi për dhunimin e varreve në parkun arkeologjik të Amantias: Ditën kryhen gërmime, natën i shkelin kafshët me këm

6 Gusht 2020, 14:25 Nga DOSJA
Denoncimi për dhunimin e varreve në parkun arkeologjik të

VLORË-Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, Orgest Feimi, ka denoncuar dëmtimin e varreve në parkun arkeologjik të Amantias. Në një postim në Facebook, ai shkruan, se prej dy javësh një grup arkeologësh po punojnë për mirëmbajtjen e varreve antike, por natën ato dëmtohen nga kërkuesit e thesareve.

Pasi e ka denoncuar këtë fenomen në institucionet përkatëse, Feimi kërkon të sensibilizojë edhe qytetarët e Vlorës.

Postimi i plotë

Të padhe!
Anti Shqiptarë!
Kriminelë prej injorancës dhe jo prej pamundësisë! Dritëshkurtër!
Shkatërrimtar të historisë sonë kombëtare!

Fatkeqësi!

Ja çfarë jeni ju, fatkeqësi e Shqipërisë dhe e të gjithë atyre që duhet të merren me ju!

Prej më shumë se 2-javësh, po kryhen gërmime shpëtimi në disa prej varreve të ndodhura në Parkun Arkeologjik të Amantias, me mbikqyrjen e specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, varre të cilat kanë qënë të dëmtuara më parë nga gërmimet klandestine që hasim shpesh në këtë zonë?!

Dhe akoma e më shumë, çmenduria i kalon limitet, ku mundin dhe punën e çdo dite, që aktualisht po kryhet, vijnë e shkelin me këmbë natën, njerëz a kafshë (nuk e di çfarë janë), në kërkim të asaj që nuk ekziston, e ndoshta nuk ka ekzistuar ndonjëherë!

Ç’kusur ju kemi?!

Zoti dhe organet kompetente të shtetit, uroj dhe shpresoj të vendosin dorë mbi ju dhe qoftë shumë e rëndë!

Zgjodha edhe profilin e facebook, përtej shkresave zyrtare institucionale tashmë të dërguara, për të rritur ndjeshmërinë e secilit prej nesh, në lidhje me këtë problematikë të vazhdueshme, e cila është në dëm të kombit dhe historisë tonë mijëravjeçare!!!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parku arkeologjik i amantias parku arkeologjik i amantias

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 12:53

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.Në n...