VIDEO/ Mihal Kokëdhima del nga burgu, gazetari Hoxha: E takova dje, shet peshk në Porto Palermo. Me shtetin, ujin dhe zjarrin
6 Gusht 2020, 14:05Nga DOSJA
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha zbulon se ka takuar Mihal Kokëdhimën, i cili ka lënë qelinë e burbut. Në një postim në mediat sociale, Hoxha shkruan se ka takuar dje Kokëdhimën, biznesmenin që një vit më parë u arrestua pas një incidenti me një turist spanjoll.
Gazetari shkruan se Mihali, është rikthyer sërish në Porto Palermo dhe vazhdon të shesë peshk nga rezervati i tij, pasi restorantin dhe hotelin ia shembi shteti pasi e arrestoi.
“Nostalgji…kater vite me pare ne Porto Palermo.. E mbani mend Mihalin?! E takova dje. Vazhdon te shesë peshk, koce dhe levrek nga rezervati i tij, ne Port Palermo, me nje Benz 250 te ndryshkur.. Eh mor Mihal, Mihal!!
Mire burgun qe e bere tamam, po te rrafshuan restorantin megjithe hotel, per 5 levreke rezervati…qe nje miliarder spanjoll, nuk pati leke te holla ne xhep, te ti paguante… I prishe imazhin e turizmit elitar, udheheqesit dhe… Prandaj thote populli:”Me zjarrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se te bejne gjemen…”, shkruan Hoxha.
Historia e Mihal Kokëdhimës një vit më parë trazoi turizmin dhe politikën në Shqipëri. Pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, pati një incident me një grup turistësh spanjoll. Sipas Policisë dhe Prokurorisë sherri kishte nisur për një faturë që nuk ishte paguar nga turistët dhe pronari i restoranTit, Kokëdhima, i kishte kërcënuar. Kokëdhima në atë kohë u arrestua dhe dënua, dhe një ditë pas incidentit, teksa turistët morën lule nga ministri Blendi Klosi, fadromat e IKMT i shembën hotelin dhe restorantin.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektoi sot punën në qendrën shëndetësore nr 10 në kryeqytet. Manastirliu vlerësoi rolin e mjekëve të familjes, ...
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka bërë sërish thirrje për vetë ndërgjegjësim të qytetarëve. Në një postim në mediat sociale, Kalo shprehet se që nga pandemia e ...
TIRANË– Për policët çastet kur zbulohen sende të ndaluara dhe të paligjshme janë momente të lumtura. Por ka nga ato aksione që rezultojnë të trishta...
TIRANË -Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar me iniciale I.I., i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. Ky i fundit në rrugën...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë sot vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha. Sot KPK me anë të trupës gjykue...
TIRANË- Me dhjetra qytetarë mblidhen çdo ditë para Spitalit Infektiv me shpresën se mos marrin ndonjë lajm sa më të mire për familjaret e tyre të in...
TIRANË– Një 35-vjeçar me inicialet E.T., ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe psikologjike ...
Aktualitet 6 Gusht 2020, 12:53
Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.Në n...
TIRANË– Vijon përplasja në distancë mes Institutit të Shëndetit Publik dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Ky i fundit, me anë të...
DIBËR– Një ngarkesë me drogë u zbulua ditën e sotme brenda një kamionçine në doganën e Balltës. Fillimisht u raportua për 200 kg kanabis, ndërsa pol...