Aktualitet

Manastirliu inspektim në qendrën shëndetësore nr.10: Më shumë se 1600 mjekë familje të angazhuar, tashmë realizojmë ka

6 Gusht 2020, 13:58 Nga DOSJA
Manastirliu inspektim në qendrën shëndetësore nr.10: Më

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektoi sot punën në qendrën shëndetësore nr 10 në kryeqytet. Manastirliu vlerësoi rolin e mjekëve të familjes, të cilët ndjekin të sëmurët me COVID-19 nga shtëpia.

“Janë më shumë se 1600 mjekë të angazhuar në territorin e Shqiperisë. Mjekët e familjes  po luajnë një rol kyç për rastet e pacientëve të rekur nga covid-19, që janë duke u trajtuar në banesë. Kemi protokollet e mjekimit, për ata që ndiqen në mënyrë ambulatore, ndiqet edhe ecuria shëndetësore. Nëse kanë nevojë të hospiotalizohen lidhjen me 127 për të garantuar ndjekje të mëtejshme në kushte spitalore”, tha Manastirliu.

Më tej ministrja shtoi, se tashmë nëpërmjet programit e-vizita bëhet kartelizimi elektronik i pacientëve dhe terapitë që duhet të ndjekin.

“Sot realizojmë në mënyrë elektronike , kartelizimin elektronik të pacientëve me covid-19, që janë të dyshuar. dhe terapitëeë emjekimit janë të karteliazuara nëpërmjet programit e-vizitës”, vijoi Manastirliu.

Manastirliu theksoi, se qeveria po përgatitet për rritjen e kapaciteve të testimit, spitalore dhe të reparteve të kujdesit intensiv.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket e familjes ogerta manastirliu mjeket e familjes ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 12:53

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.Në n...