Aktualitet

Gruaja rrëfen momentin e djegies së autobusit në Paskuqan: Kishim frikë, u dogjën dhe kabllot e dritave…të gjithë iknin

6 Gusht 2020, 14:10 Nga DOSJA
Gruaja rrëfen momentin e djegies së autobusit në Paskuqan: Kishim

KAMËZ– Një grua, e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes së sotme në Paskuqan ku një autobus mori flakë ka rrëfyer momentin e frikshëm të zjarrit.

Në prononcimin për Report Tv, zonja në fjalë tregon se nga flakët ishin djegur edhe kabllot e energjisë elektrike dhe se banorët e zonës kishin patur frikë, se mos zjarri shkonte deri në dyqanet e tyre.

Ishin 13 vetë, unë isha këtu kam dyqanin këtu. Në atë moment që mori flakë dolën njerëzit se e pa shoferi dhe hapi dyer. Pastaj gjithsekush ikën se do mbronin veten e vet se kishin frikë mos kishte ndonjë bombol autobusi. Për momentin zjarrfikësja vonoi se përndryshe nuk do të kishte aq probleme. Mbaroi gjithçka. Kishim frikë se mos na merrnin dyqanet, se morën edhe kabllot e dritave,”- tregon ajo ndër të tjera.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme. Autobusi me pasagjerë u përfshi nga flakët, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet autobusi ne paskuqan digjet autobusi ne paskuqan

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 12:53

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.Në n...