Aktualitet

15 persona të infektuar brenda 24 orëve në Durrës, punonjësi i AKU-së ia kaloi virusin të gjithë familjes

6 Gusht 2020, 15:01 Nga DOSJA
15 persona të infektuar brenda 24 orëve në Durrës,

DURRËS– 15 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Durrës gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se 10 nga këto raste të reja janë në vetëm tre familje.

Një prej tyre me katër anëtarë e ka marrë virusin nga kryefamiljari, i cili rezulton punonjës në AKU-në e Durrësit. Dy familjet e tjera të infektuara janë me nga tre anëtarë secila, ndërsa pesë rastet e tjera të konfirmuara janë kontakte të të infektuarve më parë.

Tre nga gjashtë personat që ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit ishin në Durrës. Në këtë qytet, numri i të infektuarve në total, ka shkuar në 344.

Deri më tani në të gjithë territorin e vendit numërohen 6016 raste pozitive me covid-19, ku mes tyre 2589 janë aktivë. 188 pacientë kanë ndërruar jetë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë në Shqipëri, ndërsa 3155 janë shëruar. Aktualisht 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll