Aktualitet

Dyndja e familjarëve të pacientëve jashtë spitalit, QSUT: Nuk lejohen vizitat, jemi në pandemi. Të sëmurët po trajtohen

6 Gusht 2020, 14:51 Nga DOSJA
Dyndja e familjarëve të pacientëve jashtë spitalit, QSUT:

TIRANË- Qendra Spitalori Universitare Nënë Tereza ka reaguar sot pas situatës së krijuar paradite, ku familjarët e pacientëve të shtruar aty kërkonin që të futeshin në ambientet e brendshme. Në një postim në mediat sociale, QSUT u bën thirrje të gjithë familjarëve të pacientëve që të zbatojnë rregullat dhe shtojnë se askush nuk mund të futet, pasi po jetojmë një situatë pandemie.

Më tej në reagim shtohet se sigurohen të gjithë të afërmit dhe familjarët e pacientëve, si dhe të gjithë qytetarët, se të shtruarit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive po marrin shërbim mjekësor të pakursyer, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të palodhur të këtij spitali.

NJOFTIMI I PLOTË

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u kujton familjarëve dhe të afërmve të qytetarëve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, se ndodhemi në një SITUATË PANDEMIE! Kjo do të thotë që kërkohet përgjegjshmëri maksimale prej të gjithëve. Spitali i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në spital Covid prej disa muajsh, që do të thotë se përveç pacientëve dhe personelit, ASKUSH TJETËR nuk mund të lejohet të hyjë. Kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e të afërmve dhe familjarëve të pacientëve.

QSUNT ka vendosur në dispozicion një koordinator të posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Për pacientët e shtruar, komunikimet e familjarëve me mjekun bëhen kryesisht nëpërmjet telefonit, për të evituar kështu infektimin e tyre. QSUNT siguron të afërmit dhe familjarët e pacientëve, si dhe të gjithë qytetarët, se të shtruarit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive po marrin shërbim mjekësor të pakursyer, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të palodhur të këtij spitali.

Sot paradite në ambientet e jashtme të QSUT familjarë të shumtë kërkuan të futeshin në ambientet e brendshme të spitalit. Ata u shprehën se nuk kanë informacione për gjendjen shëndetësore të familjarëve të tyre dhe donin ti takonin. Disa prej tyre u përplasën dhe me mjekun Pëllumb Pipero. Po ashtu për këtë ngjarje reagoi dhe Meta, ku u shpreh se qeveria duhet të jetë më transparence me familjarët e pacientëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familjaret e pacienteve masat kunder covid 19 reagimi i qsut-së familjaret e pacienteve masat kunder covid 19 reagimi i qsut-së

Sondazh

Poll