Aktualitet

Banorët e pallatit në Durrës në protestë, akt-ekspertiza e Institutit të Ndërtimit e nxorri të dëmtuar, bashkia e klasi

6 Gusht 2020, 14:58 Nga DOSJA
Banorët e pallatit në Durrës në protestë,

DURRËS -Banorët e një pallati në lagjen nr.7 të Durrësit kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë. Ata pretendojnë se ka mospërputhje midis ekspertizës së Institutit të Ndërtimit dhe Bashkisë, për pallatin.

Sipas tyre, ekspertiza e Institutit të Ndërtimit e ka klasifikuar pallatin të dëmtuar në ndërsa bashkia e ka nxjerrë të banueshëm. Në protestë u bashkuan edhe qytetarë, të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për të përfituar nga fondi për riparimin e banesave të dëmtuara.

Na është nxjerrë pallati që sipas bashkisë paska rezultuar e banueshme, akt konstatimi dhe shumë gjëra të tjera që e tregojnë pallatin DS3 dhe që është e pabanueshme. Përveç kësaj neve na kanë krijuar edhe një dëm tjetër, sepse përballë pallatit tonë ka qenë pallati i Zv. ministres së Brendshme, shpërthyen atë dhe na kanë krijuar edhe dëme të tjera materiale“, thotë një banor.

Ndërkohë një tjetër banor kërkon që të rihapet aplikimi për fondin e rindërtimit, pasi për shkak të radhëve të gjata nuk kanë aplikuar dot.

Tani ne duam të bëjmë aplikimin, nuk e bëjmë dot. Të tjerët e kanë marrë, ne nuk e kemi marrë. Se nuk ka patur mundësi me e bë, as që e prisni thotë ai, mundet të hapet nga data 10 a 12. Përderia i gjithë pallati ka dalë i riparueshëm atëherë po na takoi edhe neve mirë, po s’na takoi, asgjë“, deklaron një banor tjetër.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne durres proteste ne durres

Sondazh

Poll