Aktualitet

370 kg kanabis brenda kamionit, kapet drogë në doganën e Bllatës, mjeti kishte logon e një kompanie imobilare

6 Gusht 2020, 12:17 Nga DOSJA
370 kg kanabis brenda kamionit, kapet drogë në doganën e

DIBËR– Një ngarkesë me drogë u zbulua ditën e sotme brenda një kamionçine në doganën e Balltës. Fillimisht u raportua për 200 kg kanabis, ndërsa policia njoftoi, se bëhet fjalë për 370 kg.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda një kamionçine, e cila drejtohej nga 26-vjeçari Florian Alimani, të cilit i janë vënë prangat. Mësohet se kamionçina kishte logon e një kompanie imobiliare.

Dyshohet se lënda narkotike ishte nisur nga Dibra dhe destinacioni i saj final ishte Maqedonia e Veriut. Policia ndërkohë po vijon hetimet, për të zbuluar anëtarët e tjerë të këtij rrjeti.

(k.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne doganen e bllates droge ne doganen e bllates

Sondazh

Poll