Aktualitet

Merr flakë në ecje autobusi në Paskuqan, pasagjerët i shpëtojnë zjarrit, dëshmitarja: U dogjën dhe kabllot

6 Gusht 2020, 11:22 Nga DOSJA
Merr flakë në ecje autobusi në Paskuqan, pasagjerët i

TIRANË- Pak minuta më parë në zonën e Paskuqanit në Tiranë është përfshirë nga flakët një autobus. Policia bën me dije se autobusi është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit. Famirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një grua, e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes së sotme në Paskuqan ku një autobus mori flakë ka rrëfyer momentin e frikshëm të zjarrit.

Në prononcimin për Report Tv, zonja në fjalë tregon se nga flakët ishin djegur edhe kabllot e energjisë elektrike dhe se banorët e zonës kishin patur frikë, se mos zjarri shkonte deri në dyqanet e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J. Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet autobusi në tiranë digjet autobusi në tiranë

Sondazh

Poll