Aktualitet

‘Në një ditë të bukur u bë armik?’/ Izolimi i Shullazit dhe grupit në ’41-bis’, avokati ankimon vendimin: Po cëno

6 Gusht 2020, 10:29 Nga DOSJA
‘Në një ditë të bukur u bë armik?’/ Izolimi

TIRANË- Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, ka apeluar vendimin për izolimin e klientit të tij, dhe të anëtarëve të tjerë të grupit, në regjimin e posaçëm 41 bis.

Ankimi i Meçit, dhe avokatëve të tjerë të të pandehurve është depozituar gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Posaçme. Në letër-ankimin e tyre, avokatët pretendojnë se vendi i marrë është kundër ligjit duke marrë parasysh faktin që klientët e tyre nuk janë njohur ende me një dënim të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Apelit, duke kërkuar zbatimin e “prezumimit të pafajsisë”.

Meçi është ndaluar edhe në një pikë tjetër të dokumentit, në të cilin Ministrisë së Drejtësisë thotë se “Emiljano Shullazi mban kontakte me organizatën kriminale ku ai bën pjesë”, por kjo sipas tij nuk qëndron pasi emrat e përmendur në të vërtetë janë kushërinj dhe të afërm të Shullazit. Sigurisht që avokati mbrojtës nuk mund të linte pa përmendur edhe punën që Shullazi bënte në burg, atë të “kujdestarit” të biblotekës. 

“Urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, i mungon arsyetimi sikundër e kërkon neni 100 i Kodit të Procedurave Administrative. Më urdhërin, i gjithë arsyetimi nëse mund ta quajmë të tillë përmblidhet në paragrafin si më poshtë; Gjithashtu janë administruar të dhëna dhe informacione të vendosura nga agjensitë e tjera ligjzbatuese, të cilat referojnë që subjekti mban komunikime/kontakte me organizatën kriminale ku bën pjesë dhe me organizara të tjera, si dhe me të paraburgosurit e tjerë, të cilët i përkasin të njëjtës organizatë dhe organizatave të tjera më të cilat bashkëpunojnë! Pra, në paragrafin e sipërcituar është qartësisht e dukshme se mungon shpjegimi i situatës faktike mbi të cilën është nxjerrë urdhëri, sikundër mungon shpjegimi logjik në lidhje me shkaqet e huetuara dhe analiza e provave mbi të cilat ëshët konkluduar nga ana e Ministrit të Drejtësisë, për vendosjen në regjimin e posaçëm nga burgun e sigurisë së lartë. Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se “subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë” është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve. Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”. Daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme”. Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis,”-shkruhet ndër të tjera në letër.

Disa ditë më parë në Shqipëri ka nisur zbatimi i regjimit ’41 bis’, për izolimin e elementëve kriminalë me rrezikshmëri të lartë. Shtatë emrat e parë që u firmosën nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishin; Genci Balla, Arbjon Aliko,  Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja (Zela).

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi grupi i shullazit regjimi 41 bis emiljano shullazi grupi i shullazit regjimi 41 bis

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 08:58

GJIROKASTËR- Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit, Mihal Thimjo, që vrau në Gjirokastër 57-vjeçarin Gëzim Saraçi. Para oficerëve të Policisë...