Aktualitet

ME FOTO: U vra për “nder”, familjarët e taksistit të vrarë e vajtojnë, i vendosin lule në fuçinë ku u gjet pajetë

6 Gusht 2020, 10:43 Nga DOSJA
ME FOTO: U vra për “nder”, familjarët e taksistit të

TIRANË– Familjarët e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, i cili u ekzekutua nga dy vëllezërit Shera kanë shkuar në vendin ku ai ndërroi jetë dhe kanë vendosur një tufë me lule. Budlla u vra me 7 plumba nga Saimir dhe Arsil Shera pasditen e të hënës, ndërsa u gjet nga kalimtarët mbi një fuçi, e cila ndodhej pranë taksisë së tij.

Të dy vëllezërit u kapën sot nga Policia dhe kanë pranuar krimin me pretendimin se i moshuari u kishte ngacmuar të afërmen dhe për të ruajtur nderin e kishin vrarë.

Abudlla Budlla, 71 vjeç baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit,ku edhe ishte parkuar me mjetin e tij si çdo ditë punë. Ndaj tij u afrua një mjet tip “Volkswagen”, dhe qëlloi me breshëri disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abdulla budlla te shtena ne fushe preze abdulla budlla te shtena ne fushe preze

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 08:58

GJIROKASTËR- Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit, Mihal Thimjo, që vrau në Gjirokastër 57-vjeçarin Gëzim Saraçi. Para oficerëve të Policisë...