Aktualitet

Plas sherri brenda komisariatit të Lezhës, vëllezërit bëjnë për spital efektivin e “Shqiponjave”, arrestohen nga Poli

6 Gusht 2020, 10:45 Nga DOSJA
Plas sherri brenda komisariatit të Lezhës, vëllezërit

LEZHË- 4 të rinj janë arrestuar në Lezhë, pasi kanë dhunuar një efektiv të “Shqiponajve”. Uniformat blu bëjnë me dije se M. L., 26 vjeç bashkë me vëllain e tij M. L., 18 vjeç dhe shokun e tyre Xh. V. kanë rrahur brenda komisariatit të Shëngjinit policin. Ky dhunim erdhi pasi efektivi kishte shoqëruar në polici vëllain e tyre, M. L., 23 vjeç. Mësohet se 23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe prandaj ishte shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, brenda ambienteve të stacionit të Policisë Shëngjin, vihen në pranga 4 shtetas.

Shërbimet policore të Komisariatit Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe shtetasit Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. V., në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin kanë goditur punonjësin e Policisë të njësisë operacionale “Shqiponja” në DVP Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se punonjësit e Policisë kishin shoqëruar vëllanë e tyre, shtetasin M. L., 23 vjeç.

23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin, për verifikim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona në lezhë sherr në komisariatin e lezhës arrestohen 4 persona në lezhë sherr në komisariatin e lezhës

Sondazh

Poll