Bleu shqiptaren tek bashkëatdhetarët e tij për vetëm 500 euro, arrestohet 35-vjeçari në Itali
6 Gusht 2020, 11:23Nga DOSJA
ITALI– Një 35-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është publikuar ende, është vënë nën pranga ditën e djeshme në Itali. Mediat e huaja kanë raportuar se ai është arrestuar me akuzën për shfrytëzim prostutucioni. Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu kishte blerë një vajzë të re tek disa bashkatdhetarë të tij për 500 euro dhe e nxirrte në rrugë ku e shfrytëzonte si prostitutë.
Policia ka zbuluar se viktima është shqiptare dhe jetonte në kushte shumë të vështira. Mësohet se asaj i kishin marrë dokumentet dhe pasaportën, ndërsa ishte e detyruar të flinte në një banjë të vogël. Në një rast ajo kishte tentuar të ikte, por më vonë ishte dhunuar nga 35-vjeçari, ku më pas e kishte paguar që të qëndronte.
Arrestimi i tij u krye gjatë operacionit të koduar, “Uti dominus”, ku u zbulua gjithashtu se shqiptari ishte pjesë grupit që rekrutonte gra të reja të huaja dhe i detyronte ata të bënin prostitutën.
Sipas mediave, i riu e kishte marrë vajzën nga disa shqiptarë të tjerë, organizata kriminale e të cilëve u godit në fund të korrikut. Hetimet kishin filluar në Frosinone, por më pas vazhduan në provincën e Caserta, ku nëpërmjet vëzhgimeve gjetën vendin ku shqiptarja mbahej e burgosur.
TIRANË- Pak minuta më parë në zonën e Paskuqanit në Tiranë është përfshirë nga flakët një autobus. Policia bën me dije se autobusi është përfshirë nga flak...
TIRANË- Pas më shumë se një muaji e shtruar, Blerta Josifi, e mbijetuara e vetme e familjes ka lënë ditën e djeshme ambientet e spitalit Psikiatrik të Tira...
GREQI- Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi publikon qarkoren me shtyrjen e lejeve të qëndrimit për punë sezonale në Greqi. Në këtë vendim të ri thuhet se ...
LEZHË- 4 të rinj janë arrestuar në Lezhë, pasi kanë dhunuar një efektiv të “Shqiponajve”. Uniformat blu bëjnë me dije se M. L., 26 vjeç bashkë me vë...
TIRANË– Familjarët e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, i cili u ekzekutua nga dy vëllezërit Shera kanë shkuar në vendin ku ai ndërroi jetë dhe kan...
TIRANË- Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, ka apeluar vendimin për izolimin e klientit të tij, dhe të anëtarëve të tjerë të grupit, në reg...
TIRANË– OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët tre të dënuarve për vjedhje me arm dhe vrasje.. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Petrit Me...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar D. T., 38 vjeç me qëllim ek...
ATHINË– Psikologia Marsela Lekli ka publikuar videon e një emigrant shqiptar, i cilia ka filmuar pamje nga jashtë ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Në pa...