Aktualitet

60 kg dateri nga Greqia drejt Shqipërisë, si e kishin fshehur “midhjen e ndaluar”. Policia nis hetimet

6 Gusht 2020, 12:07 Nga DOSJA
60 kg dateri nga Greqia drejt Shqipërisë, si e kishin fshehur

KAKAVIJË– Task Forca e Inspektoriatit të Peshkimit ka kapur 60 kg dateri, të cilat që po hynin kontrabandë nga Greqia përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Dateritë ishin të futura në kuti metalike dhe më pas ishin vendosur në një furgon pasagjerësh. 

Ligji “Për Peshkimin” ndalon peshkimin, mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë dhe anije, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje të gurëshpuesit (dateri) – Lithophaga Lithophaga.

“Çështja” ka kaluar tek Policia e Shtetit, e cila po heton edhe më tej për të mësuar se kush ka qënë porositësi i daterisë, ndërsa në vend të gjithë ata që e tregtojnë rrezikojnë mbylljen e biznesit nga 6 muaj deri përfundimisht. Kjo pasi dateria ( lloj midhje e ndaluar) është e ndaluar me ligj të mos peshkohet apo tregtohet për shkak të riskut që i kanoset.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dateritë dateritë

Sondazh

Poll