Aktualitet

“Duam ujë, ndriçim dhe kanalizime”, banorët e fshatit Barç në Korçë dalin në protestë

6 Gusht 2020, 11:51 Nga DOSJA
“Duam ujë, ndriçim dhe kanalizime”, banorët e

KORÇË- Ditën e sotme janë ngritur në protestë banorët fshatit Barç në Korçë. Ata kërkojnë ujë gjatë 24 orëve, ndriçim dhe sistemim të ujërave të zeza. Edhe pse vetëm 1 kilometër larg nga Korça në këtë fshat gjatë viteve të fundit nuk është bërë asnjë investim.

“Nuk po kërkojmë as punë, asgjë tjetër, vetëm ndriçim, ujërat e zeza dhe ujin e pijshëm”. Këta na thonë të marrim ujë nga Korça, duke e ditur që fshati ka ujë këtu”, thotë një banor për Abc News.

Ndërsa një tjetër shprehet: “Nuk kanë ujë.  Vetëm me orar. Energjia, rruga, kanalizmet, janë të pasistemuar. Nuk ka fare investime”. 

Sakaq, më herët banorët i janë drejtuar bashkisë së Korçës me një peticion, në të cilin kanë pashtruar të gjitha kërkesat, si uji i pijshëm, kanalizmet, rikostruksioni i rrugës dhe mungesa e ndriçimit. Por, deri më tani nuk është bërë asgjë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e fshatit barç në protestë banorët e fshatit barç në protestë

Sondazh

Poll