Aktualitet

I pastër në tri shtyllat e Vettingut, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Petrit Çomo

6 Gusht 2020, 10:37 Nga DOSJA
I pastër në tri shtyllat e Vettingut, KPK konfirmon në

TIRANË– Gjyqtari Petrit Çomo i Gjykatës së Tiranës është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pas hetimeve të bëra nga KPK, gjyqtari Çomo ka rezuluar i pastër në të tri shtyllat e Vettingut.

Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë –detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

Çomo është i biri i Maqo Çomos dhe Liri Belishovës, e cila ka ka qenë anëtare e Byrosë Politike, ndërsa i ati ka qenë komisar i Brigadës së 15-të, zv/ministër dhe ministër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpk petrit çomo tirane vettingu kpk petrit çomo tirane vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 08:58

GJIROKASTËR- Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit, Mihal Thimjo, që vrau në Gjirokastër 57-vjeçarin Gëzim Saraçi. Para oficerëve të Policisë...