Tentuan të fusnin heroinë në burgun e Beratit, arrestohen 2 persona, droga po i dërgohej një të burgosuri. E kishin fshehu
6 Gusht 2020, 08:00Nga DOSJA
BERAT– Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi kanë tentuar që të fusin lëndë narkotike në burgun e Beratit. Në prangat e Policisë kanë rënë: M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat. Para se të futeshin në burg, ata i janë nënshtruar kontrolleve dhe brenda rrobave që po i dërgonin një të moshuari kishin fshehur 0,45 gr heroinë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Berat
Tentuan të fusnin kokainë në ambientet e IEVP-së, arrestohen 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit: M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të fusin lëndë narkotike në IEVP Berat. Punonjësit e IEVP Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në rrobat që këta shtetas po i dërgonin një të arrestuari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë me peshë 0,45 gr.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Tre persona janë arrestuar pasi disa ditë më parë tentuan që të hynin me forcë në ambientet e Gjykatës së Shkodrës duke u konfliktuar edhe me efek...
GJIROKASTËR- Autori i vrasjes në Gjirokastër, Mihal Thimjo, ka pranuar pranuar krimin e rëndë. Para oficerëve, 33-vjeçari ka deklaruar se sherri mes...
BERAT– Një biznes në Berat është është gjobitur me 1.000.000 lekë gjobë pasi po organizonte një festë në kundërshtim me aktin Normativ për të parandaluar ...
Aktualitet 6 Gusht 2020, 07:20
GJIROKASTËR- Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria i janë nënshtruar ...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar fotot e dy vëllezërve të arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rinas të Krujës për vrasjen e 71-vjeçarit Abdulla Budlla. Një ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla disa ditë më parë në Fushë Prezë. ...
SHQIPËRI– Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka deklaruar se hallkat e sisitemit shëndetësor në Shqipërisë nuk funksionojnë edhe gjatë kësaj periudhe...
Aktualitet 6 Gusht 2020, 05:41
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 33-...