Humbi të afërmin nga COVID-19/ Mjeku Dasho tregon peripecitë nëpër spitale: Shëndetësia në kaos, nuk erdhën t’i merrn
SHQIPËRI– Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka deklaruar se hallkat e sisitemit shëndetësor në Shqipërisë nuk funksionojnë edhe gjatë kësaj periudhe pandemie. Ky reagim i mjekut vjen pasi ka humbur një të afërm, i cili ishte i infektuar nga COVID-19. Ai thekson se shëndetësia shqiptare ka dështuar në luftën me COVID dhe se ndodhemi në mëshirën dhe tekat e virusit. Sipas tij sistemi shëndetësor është në kaos dhe se nuk jepet shërbimi i duhur për të prekurit me COVID.
Postimi i plotë:
NJË SISTEM QË KA RËNË
Mungesa e kontrollit mbi COVID-19 dhe papërgjegjshmëria e institucioneve shëndetësore me sa duket po materializohet në një situatë të rrezikshme. Një situatë intensive dy ditore (fatkeqësisht e pasuar nga humbja e jetës së një personi të afërm) më bindi plotësisht se asnjë nga hallkat e sistemit shëndetësor nuk funksionon më.
Në se që nga muaji maj kam shkruar e folur se “Shqipëria ndodhen në mëshirën e tekave të virusit”, sot mund të shkruaj se edhe mëshira e virusit arriti në kufi. Tashmë sistemi shëndetësor është në kaos të plotë. Në vijim një përshkrim gjakftohtë i fakteve:
MJEKSIA E FAMILJES
Ndonëse e gjithë familja manifeston shenja që sugjerojnë për COVID, nuk ka patur asnjë kontakt me mjekun e familjes. Arsyeja?! Ndoshta duhet kërkuar tek deklarata e përditshme e Ministrisë së Shëndetësisë që rekomandon ose 127 ose numrin e gjelbër në rast dyshimi për COVID.
SISTEMI SHËNDETËSOR PRIVAT
Një nga pjesëtarët e familjes kërkoi kujdes shëndetësor pranë një strukture private. Skaneri fliste për COVID, klinika për COVID, epidemiologjia për COVID dhe, sigurisht, mjeku privat i rekomandoi trajtimin anti-COVID. Asnjë masë apo interesim për pjestarët e tjerë të familjes. Asnjë element koordinimi me sektorin publik (domosdoshmëri në raste epidemish).
URGJENCA MJEKSORE
Ndonëse numri 127 u thirr disa herë dhe u kërkua me ngulm realizimi i tamponit, Urgjenca Mjeksore asnjëherë nuk erdhi. Pas insistimit tim, familja bleu një puls oksimetër. Kur u konstatua se oksigjenimi i një familjari ishte 84%, ky parametër ju njoftua 127-ës. Ambulanca erdhi me mbi një orë vonesë.
SISTEMI SPITALOR PUBLIK
Urgjenca Mjeksore e dërgoi pjestarin e moshuar të familjes në një prej spitaleve COVID. Nga momenti i shtrimit nuk pati asnjë komunikim midis stafit dhe familjavëve. Me përfshirjen time dhe insistimin konstant, arritëm të merrnim vesh vetëm informacione të cunguara. Asgjë zyrtare. Rreth 30 orë pas pranimit në spital, familja njoftohet se familjari i tyre kishte humbur jetën. Stuktura e promovuar si “spital i specializuar COVID” mezi e mbajti një ditë në jetë të sëmurin.
TRAJTIMI ME DINJITET DHE MBËSHTETJA
As që mund të mendohet mbështetja psiko-sociale për pjestarët e tjerë të familjes. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë më parë – të vajtojnë prindin që humbën apo të kenë frikë për jetën e tyre. Asnjë prej tyre nuk ka bërë tamponin, ndonëse ende kanë shenjat klinike të sëmundjes. Askush nuk jep përgjigje as edhe për një pyetje të thjeshtë: “Në kushtet kur të gjithë familjarët janë të izoluar, si do të kryhen shërbimet e fundit ndaj të ndjerit?”
STATISTIKAT DHE RAPORTIMET
Sot do të pres raportimin ditor të vdekjeve nga COVID. Nuk e di në se ky rast do të raportohet si i tillë. Të shohim…
SHPESH NUK KA NEVOJË MË TEPËR SE NJË RAST PËR TË BËRË RADIOGRAFINË E NJË SISTEMI DHE ÇFARË SHKRUAJTA MË LART PROVON SE SISTEMI YNË SHËNDETËSOR SOT KA RËNË!
DUKE U MARRË ME NJERIUN E AFËRT, UNË KOMUNIKOVA ME MJEKË TË STËRMUNDUAR, TË LODHUR DHE NË PRAG TË DORËZIMIT. KONSTATOVA NJË SISTEM I CILI NUK ËSHTË NË GJENDJE TË MBROJË SHËNDETIN DHE JETËN E SHQIPTARËVE!
VETËM NJË SHËRBIM MUND T’U BËJNË SOT SHQIPTARËVE PERSONAT QË KISHIN MARRË PËRSIPËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E COVID-IT NË SHQIPËRI:
TË LARGOHEN!
DIKUR KAM THËNË “TË LARGOHEN PASI T’U KËRKOJNË FALJE SHQIPTARËVE”!
SOT FJALËT JANË TË TEPËRTA!
THJESHT TË IKIN… NJË ORË E MË PARË… LLOGARITË MUND TË BËHEN MË VONË…
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë. Po ashtu edhe rastet e shtruara në spital janë shtuar dhe rastët aktive janë më shume se 25oo në të gjithë vendin.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Sot mos dilni pa çadër nga shtëpia, gjatë mesditës reshje shiu në të gjithë vendin (PARASHIKIMI)
SHQIPËRI- Sot mos dilni pa çadër nga shtëpia. Meteoalb parashikon se gjatë mesditës do të ketë vranësiria dhe shira në të gjithë territorin. Tempera...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 6 gusht 2020
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë thirrjen e Ilir Metës për qeverinë, ...
Bota solidarizohet me tragjedinë në Bejrut, ‘vesh’ ndërtesat me flamurin e Libanit, fondi i ndihmës kalon 3 milion paund
LIBAN-E gjithë bota është sensibilizuar pas tragjedisë në kryeqytetin e Libanit, Bejrutin. Gjatë ditës së djeshme është krijuar një fond nga organizata jo-fitim...
Harrojini testet! Qentë po zbulojnë të infektuarit me Covid-19, vetëm duke nuhatur sqetullën e tyre
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Në Dubai, të infektuarit me Covid-19, tashmë nuk kanë më nevojë që t’i nënshtrohen një testi për ta kuptuar këtë gjë. Ata por zbuloh...
Këmbësori përplaset për vdekje në Elbasan, shoferi e braktis në rrugë dhe largohet me shpejtësi
ELBASAN-Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëemjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë. Identiteti i vik...
Mjekja publikon skanerin e mushkërisë me COVID dhe shpërthen kundër atyre që s’besojnë: Kush jeni ju more palaço ordine
TIRANË- Mjekja Lida Shosha ka reaguar sot për situatën e COVID-19 dhe ka një mesazh për të gjithë ata që nuk ekzistojnë tek koronavirusi. Në një postim në ...
Shifrat e të prekurve nga COVID rriten, kujdesi i qytetarëve zbehet. Sociologu: Qytetarët janë lodhur nga pandemia, ka dhe s
TIRANË- Në Shqipëri vazhdon të përhapet me shpejtësi epidemia COVID 19. Përditë shënohen disa vdekje dhe disa dhjetëra të infektuar të rinj. Por, studiuesi...
Tentuan të ndihmonin të afërmen e tyre por rrezikuan të mbyteshin, rojet e plazhit në Velipojë shpëtojnë 3 pushuesit nga
VELIPOJË -Tre vrojtues në plazhin e Velipojës kanë shpëthuar nga mbytje tre persona gjatë ditës së sotme. Githçka nisi pasi një pushuese nga Gjakova...
“Babai shkoi ta vizitonte, por u infektua dhe humbi jetën”, studentët shqiptarë në SHBA përballem me probleme të shumt
SHBA- Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pas shtimit të rast...