Tensionet në hyrje të Gjykatës së Shkodrës, u përplasen me Policinë, përfundojnë në pranga 3 persona
6 Gusht 2020, 07:53Nga DOSJA
SHKODËR– Tre persona janë arrestuar pasi disa ditë më parë tentuan që të hynin me forcë në ambientet e Gjykatës së Shkodrës duke u konfliktuar edhe me efektivët e Policisë. Mësohet se janë arrestuar: E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parëku disa qytetarë kanë kapur me forcë efektivin që qëndronte tek dera dhe janë futur në godinë, pasi rrezikojnë të humbasin banesën në të cilën jetojnë.
Rreth 2 javë më parë, 5 familje u përplasën me policinë, pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor shtetëror se duhet të dilnin nga banesa e tyre me pretendimin se godinave të tyre u ka dalë pronari i vjetër.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtuan punonjësin e Policisë për të hyrë në Gjykatë, arrestohen 3 shtetas. Strukturat e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, arrestuan shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR- Autori i vrasjes në Gjirokastër, Mihal Thimjo, ka pranuar pranuar krimin e rëndë. Para oficerëve, 33-vjeçari ka deklaruar se sherri mes...
BERAT– Një biznes në Berat është është gjobitur me 1.000.000 lekë gjobë pasi po organizonte një festë në kundërshtim me aktin Normativ për të parandaluar ...
Aktualitet 6 Gusht 2020, 07:20
GJIROKASTËR- Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria i janë nënshtruar ...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar fotot e dy vëllezërve të arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rinas të Krujës për vrasjen e 71-vjeçarit Abdulla Budlla. Një ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla disa ditë më parë në Fushë Prezë. ...
SHQIPËRI– Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka deklaruar se hallkat e sisitemit shëndetësor në Shqipërisë nuk funksionojnë edhe gjatë kësaj periudhe...
Aktualitet 6 Gusht 2020, 05:41
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 33-...
SHQIPËRI- Sot mos dilni pa çadër nga shtëpia. Meteoalb parashikon se gjatë mesditës do të ketë vranësiria dhe shira në të gjithë territorin. Tempera...