Aktualitet

Nuk respektoi protokollet anti-Covid, gjobitet me 1.000.000 lekë pronari i lokalit në Berat

6 Gusht 2020, 07:38 Nga DOSJA
Nuk respektoi protokollet anti-Covid, gjobitet me 1.000.000 lekë pronari i

BERAT– Një biznes në Berat është është gjobitur me 1.000.000 lekë gjobë pasi po organizonte një festë në kundërshtim me aktin Normativ për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronaviruësit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Berat

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin I. D., banues në Berat, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Beratit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 07:20

GJIROKASTËR- Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria i janë nënshtruar ...

Aktualitet 6 Gusht 2020, 05:41

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 33-...