Aktualitet

Vrasja në Gjirokastër/ Policia: Kemi arrestuar autorin 33-vjeçar, ngjarja ndodhi për motive të dobëta

6 Gusht 2020, 06:27 Nga DOSJA
Vrasja në Gjirokastër/ Policia: Kemi arrestuar autorin

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar aurtorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Uniformat blu bëjnë me dije se pas 6 orë kërkimesh është arrestuar 33-vjeçari Mihal Thimjo, i cili vrau 57-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta. Mbi 33-vjeçarin rëndon vepra penale “Vrasje me dashje”.

Njoftimi i Policisë: 

 Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në datën 05.08.2020, në aksin rrugor Poliçan-Suhë, ku u gjet i pajetë 57-vjeçari G. S.

Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes. Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin Poliçan-Suhë ishte gjetur i pajetë shtetasi G. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit.

Rreth 50 forca policore, pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrolleve në disa ambiente dhe banesa të dyshuara dhe falë përdorimit të metodave proaktive, bënë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit, kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Th., 33 vjeç, banues në Dervician, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Humelicë, Gjirokastër, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Autori dhe viktima Gëzim Saraçi u konfikuan me njëri-tjetrin  teksa po udhëtonin me kamioncinën e këtij të fundit. Gjatë sherrit, ai e goditi 57-vjeçarin me sende të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Mësohet se sherri nisi pas një koflikti të vjetër mes dy fiseve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mihal thimjo vritet 57-vjecari ne gjirokaster mihal thimjo vritet 57-vjecari ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 05:41

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 33-...