Aktualitet

6 Gusht 2020, 05:41 Nga DOSJA

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 33-vjeçari Mihal Thimjo nga fshati Derviçan. Ky i fundit është arrestuar gjatë natës në rrugën nacionale, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Për arrestimin e tij, janë angazhuar 50 forca policie.

Policia njofton se vrasja ndodhi gjatë një sherri të çastit për motive të dobëta. Ndërkohë, vetë autori ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar para oficerëve se sherri nisi pasi viktima e quajti grek. Po kështu, ai ka deklaruar se bashkë me viktimën kishin konsumuar alkool, pasi po ktheheshin nga një drekë në Poliçan të Zagorisë.

57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë atë. Por, gjatë përleshjes edhe autori është i plagosur në shpatull dhe në këmbë. Pas vrasjes Mihal Thimjo, shkoi në banesë dhe ndërroi rrobat me të cilat kreu krimin e rëndë.  Më pas, ai mori makinën dhe u nis për rrugë, por nuk mundi t’i shpëtonte forcave të Policisë.

33-vjeçari punonte si  muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Autori dhe viktima Gëzim Saraçi u konfikuan me njëri-tjetrin  teksa po udhëtonin me kamionçinën e këtij të fundit. Gjatë sherrit, ai e goditi 57-vjeçarin me sende të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes së rëndë autori zbriti nga kamionçina dhe mori në telefon familjen e tij, të cilët shkuan në vendngjarje dhe gjetën të pajetë Saraçin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim saraci mihal thimjo vritet 57-vjecari ne gjirokaster gezim saraci mihal thimjo vritet 57-vjecari ne gjirokaster

Sondazh

Poll