Aktualitet

“Më quajti grek”/ 33-vjeçari në Gjirokastër pranon krimin para policisë: Ishim në gjendje të dehur kur më ofendoi

6 Gusht 2020, 07:49 Nga DOSJA
“Më quajti grek”/ 33-vjeçari në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Autori i vrasjes në Gjirokastër, Mihal Thimjo, ka pranuar pranuar krimin e rëndë. Para oficerëve, 33-vjeçari ka deklaruar se sherri mes tij dhe viktimës, Gëzim Saraçit nisi, pasi ky i fundit e ka ofenduar. Sipas tij, viktima e kishte quajtur grek, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim. Po kështu, autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit pasi po ktheheshin nga një drekë ku kishin qenë së bashku.

“Më quajti grek. Ishim në gjendje të dehur, kur më ofendoi”, mësohet të ketë thënë ai.

Sakaq, mësohet se Mihal Thimjo punonte si muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Autori dhe viktima Gëzim Saraçi u konfikuan me njëri-tjetrin teksa po udhëtonin me kamioncinën e këtij të fundit. Gjatë sherrit, ai e goditi 57-vjeçarin me sende të forta në kokë, duke e lënë të vdekur.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mihal thimjo vritet 57-vjecari ne gjirokaster mihal thimjo vritet 57-vjecari ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 07:20

GJIROKASTËR- Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria i janë nënshtruar ...

Aktualitet 6 Gusht 2020, 05:41

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 33-...