Aktualitet

6 Gusht 2020, 07:20 Nga DOSJA

GJIROKASTËR- Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria i janë nënshtruar testeve të covid, në pikën kufitare të Kakavijës. Mostrat janë marrë nga ekipet shëndetësore të qeverisë greke, Grupet Mobile të EODY. Sipas qeverisë greke, njësitë EODY do të jenë në Kakavijë çdo ditë, për të kryer inspektimet e kërkuara.

Në fakt, ky proces ka shkaktuar radhë të pafundme në pikën e kufirit me Greqinë, ku emigrantët kanë qëndruar aty me orë të tëra.

Po kështu, nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore. Ky vendim ka ardhur pasi shteti shqiptar është klasifikuar si një vend jo i sigurt, sa i përket koronavirusit.

Sakaq, në Shqipëri nga dita në ditë rritet ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë. Po ashtu edhe rastet e shtruara në spital janë shtuar dhe rastët aktive janë më shume se 25oo në të gjithë vendin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skanim shqiptarëve në kakavijë koronavirusi ne shqiperi skanim shqiptarëve në kakavijë

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 05:41

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 33-...