Aktualitet

Sherr tek Gjykata e Shkodrës/ Banorët nxjerrin policin jashtë, futen me dhunë në godinë

Sherr tek Gjykata e Shkodrës. Disa qytetarë të irrtur kanë nxjerrë me forca jashtë godine policin dhe janë futur brenda saj.
Featured image of article: Sherr tek Gjykata e Shkodrës/ Banorët nxjerrin policin jashtë, futen me dhunë në godinë Foto nga përplasja

SHKODËR- Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr mes disa personave dhe një polici para gjykatës së Rrethit në Shkodër. Disa qytetarë kanë kapur me forcë policin që qëndronte tek dera dhe e kanë nxjerrë atë jashtë. Më pas janë futur në godinë.

Ky veprim i qytetarëve ka ardhur, pasi ata rrezikojnë të humbasin banesën në të cilën jetojnë.

Rreth 2 javë më parë, 5 familje u përplasën me policinë, pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor shtetëror se duhet të dilnin nga banesa e tyre. Ky njoftim u ishte bërë, pasi banesave të tyre u ka dalë pronari i vjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Banorët u shprehën se prej vitesh janë në “luftè” dhe se gjykata ka vendosur pezullimin e vendimeve të përmbaruesit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment