Aktualitet

Sot mos dilni pa çadër nga shtëpia, gjatë mesditës reshje shiu në të gjithë vendin (PARASHIKIMI)

6 Gusht 2020, 05:33 Nga DOSJA
Sot mos dilni pa çadër nga shtëpia, gjatë mesditës

SHQIPËRI- Sot mos dilni pa çadër nga shtëpia. Meteoalb parashikon se gjatë mesditës do të ketë vranësiria dhe shira në të gjithë territorin. Temperaturat sot do të luhaten nga 12 deri në 33 gradë. Moti pritet të përmirësohet gjatë pasdites së sotme

Parashikimi: 

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në Shqipëri.  Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi Verilindor-Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë. Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të përfshihet sërish nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta. Konkretisht në temperatura të larta paraqitet Pellgu i Mesdheut dhe pjesërisht Qendra e Europës. Ndërsa Ballkani Perëndimor pjesërisht paraqitet me mot të vranët dhe rrebeshe shiu.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 6 gusht 2020 moti 6 gusht 2020

Sondazh

Poll