Aktualitet

Policia dhe INUV zbarkojnë tek Bregu i Lumit, pas përplasjes 3 protestues në spital

9 Prill 2019, 08:22 Nga DOSJA
Policia dhe INUV zbarkojnë tek Bregu i Lumit, pas përplasjes 3

Me fadroma tek dera e shtëpisë dhe më Policisë që kishin rrethuar të gjithë lagjen, kështu janë zgjuar këtë mëngjes banorët e Bregut të Lumit në ditën e dytë të aksionit të INUV për të prishur banesat. Forca të shumta policie që prej orës 06:00 të mëngjesit janë tek Bregu i Lumit për të mbështetur punonjësit e INUV.

Mes banorëve dhe bluve të Tiranës ka përplasje, ku nuk kanë munguar shtyrjet dhe ulërimat. Protestuesit kanë gjuajtur me gurë në drejtim të efektivëve dhe janë shprehur se nuk do të lejojnë që banesat e tyre të shemben.  Deri më tani 3 persona janë në spital për të marrë mjekim ndërsa 6 të tjerë janë arrestuar.  Një grua ka thyer këmbën dhe sipas një banori një 75-vjeçar pasi goditjeve nga policia ka hyrë në sallë të operacionit. Nga INUV janë shembur deri më tani 1 banesë dhe po shembet e dyta.

Sqarojmë se banorët kërkojnë dëmshpërblim për 38 banesat e tyre. Fillimisht iu është përcaktuar një dëmshpërblim nga bashkia, por më pas kreu i Bashkisë Veliaj vendosi që të mos jap dëmshpërblim pasi sipas tij nuk kanë dokumentacionin përkatës.  Tek Bregu i Lumit kanë shkuar dhe ish-deputetët e PD, Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bregu i lumit bulevardi i ri perplasje mes banoreve dhe policise bregu i lumit bulevardi i ri perplasje mes banoreve dhe policise

Sondazh

Poll