Aktualitet

Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Pas dhunës së policisë 76-vjeçari në sallë të operacionit, gruas i thyen këmbën

9 Prill 2019, 07:20 Nga DOSJA
Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Pas dhunës së policisë

Tiranë-  Banorët e Bregut të Lumit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme dhe janë përplasur me policinë pasi kundërshtojnë prishjen e banesave. Deri më tani raportohet se 3 protestues, mes tyre dy gra janë dhunuar nga policia dhe ndodhen në spital për të marrë mjekim.

Një banor i zonës, protestues, për Dosja.al konfirmoi se policia ka dhunuar dhe rrahur protestuesit.  Sipas tij një 76-vjeçar i dhunuar nga policia është futur në sallë të operacionit, ndërsa një tjetër grua po merr mjekim.

Po kështu një protestuesve tjetër ndodhet në spitalin e Traumës policia i ka thyer njërën këmbë.  Banori për Dosja.al konfirmon se deri më tani INUV ka shembur një banesë dhe ka nisur prishjen e të dytës.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 persona në spital 76-vjerçari në sallë të operacionit gruas i thyhen këmbën protesta te bulevradi 3 persona në spital 76-vjerçari në sallë të operacionit gruas i thyhen këmbën protesta te bulevradi

Sondazh

Poll