Aktualitet

Arrestohet maqedonasi në Dibër, kërkohej nga Gjermania

9 Prill 2019, 07:05 Nga DOSJA
Arrestohet maqedonasi në Dibër, kërkohej nga Gjermania

DIBËR– Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Dibrës. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se bëhet fjalë për një shtetas 34 vjeç, me inicialet B. C., banues në Maqedoninë e Veriut. 

34-vjeçari do të ekstradohet në Gjermani, pasi  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani. Sipas policisë, gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet maqedonasi diber gjermani interpol kerkohej nga gjermania maqedonia everiut arrestohet maqedonasi diber gjermani interpol kerkohej nga gjermania maqedonia everiut

Sondazh

Poll