Aktualitet

Saranda mbetet pa kryeprokuror, Ademi pas shkarkimit akuza KPK-së: Do u fus në burg

9 Prill 2019, 07:56 Nga DOSJA
Saranda mbetet pa kryeprokuror, Ademi pas shkarkimit akuza KPK-së: Do u fus

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademit. Sipas KPK-së Ademi, kishte probleme me shtyllat e vlerësimit të Vettingut, pasi akuzohet se ka bërë deklarim të rremë, ka feshur pasurinë dhe se ka njohje me dy persona që kishin precedent të mëparshëm penal. Pas këtij shkarkimi Prokuroria e Sarandës mbetet pa drejtues dhe ende nuk është mësuar se cili do të jetë emri që do të zevëndësojë Ademin.

Në përfundim të seancës ku trupi gjykues komunikoi vendimin për shkarkimin e tij, Ademi ka shpërthyer në akuza kundër KPK-së. Teksa largohej nga salla ai është dëgjuar të thoshte: “Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”.

Po ashtu kryeprokurori i qytetit bregdetar mohoi gjetjet e KPK-së, dhe në seancën dëgjimore hodhi akuza kundër KPK-së dhe tha se ata mund të jenë ndikuar në hetimin e tyre nga një person i dënuar për trafik narkotikësh. “Kam informacione nga publiku, se një person i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, i cili ka një të afërm në KPK, ka ndikuar në hetim, në mënyrë që të më dëmtojë”, tha Ademi në seancën paraprake.

Hetimet për Ademin

Në lidhje me kriterin e pasurisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ka dorëzuar raport negativ për prokurorin, duke konstatuar deklarim të rremë, fshehje të pasurisë dhe gjendje në kushtet e konfliktit të interesit, sa i takon marrjes me qira të një prone për 99 vite. Ndërkohë, nga hetimi i Komisionit, janë konstatuar pasaktësi lidhur me deklarimin për apartamentin me sipërfaqe 130 metra katrorë në Vlorë, të blerë në vitin 2012 në vlerën 45 mijë dollarëve.

Nga hetimi, janë evidentuar paqartësi edhe për një apartament ku ka jetuar në vitin 2003. Problem është konstatuar edhe në blerjen e 2 makinave, shpenzimet për të cilat nuk arrinte t’i justifikonte. Sa i përket vlerësimit profesional, është konstatuar se nuk ka problematika me aftësitë profesionale dhe organizative. Por, në lidhje me etikën janë evidentuar dëshmi të rreme për njohjen dhe kontaktin me dy persona të proceduar penalisht.

Ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë mbajtur tre senaca ku janë dhënë vendimet për dy prokurorë dhe një gjyaktës. Të tre këto subjekte sipas KPK-së kanë pasur probleme me pasurinë dhe janë shkarkaur. Nga sot Apeli i Krimeve të Rënda, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria e Durrësit do të jenë pa drejtues. Fehmi Petku (Lexo këtu) që drejtonte Apelin e Krimeve të Rënda është zëvendësuar me Saida Dollapi e komanduar. Ndërsa Edison Ademi dhe Ferdinand Elezi (Lexo këtu) kanë lënë institucionet pa drejtues.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edison ademi edison ademi

Sondazh

Poll