Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë dhe qëlloi me armë, prangoset vëllai i Arben Isarajt (EMRI)

9 Prill 2019, 07:59 Nga DOSJA
Theu arrestin e shtëpisë dhe qëlloi me armë, prangoset

TIRANË- Një 48-vjeçar ka rënë në pranga të Policisë pasi është “spiunuar” nga fqinjët e tij. Ka qenë një telefonatë në sallën e Policisë se ka të shtëna me armë nga një makinë, që ka zbuluar shtetasin A.I., i cili ishte dhe nën masën “arrest shtëpie”.

Burime për Dosja.al ka mësuar se i arrestuari është Altin Isaraj, vëllai ish-drejtuiesit e Patententave, Arben Isaraj. (Lexo këtu)Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë“, shton Policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”. Sekuestrohet armë zjarri pistoletë e municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin: I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).

Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 278 dhe 323 të Kodit Penal.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin isaraj arben isaraj arrestohet 48-vjeçari vëllai i deputetit të ps altin isaraj arben isaraj arrestohet 48-vjeçari vëllai i deputetit të ps

Sondazh

Poll