Aktualitet

Bregu i Lumit, Balliu akuza të forta: Po vriten qytetarët, po përdoret gaz lotsjellës brenda shtëpive

9 Prill 2019, 07:35 Nga DOSJA
Bregu i Lumit, Balliu akuza të forta: Po vriten qytetarët, po

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar në Facebook dy video ku sipas tij tregojnë dhunën që ka ushtruar policia për të hyrë në banesat qëdo të shemben tek Bregu i Lumit. Në reagimin e tij ish-deputeti shkruan se këto janë akte barbare që po bëjnë uniformat blu dhe Edi Rama.

“Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve”, shton Balliu.


POSTIMI I PLOTË

BARBËRI DHE KAFSHËRI PUSHTUESI

Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri.

Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.

Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën.

Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu prishja e banesave tek bregu i lumit protesta tek bulevardi i ri klevis balliu prishja e banesave tek bregu i lumit protesta tek bulevardi i ri

Sondazh

Poll