Aktualitet

Përplasja tek Bregu i Lumit, PD: Policia nuk lejon ish-deputetët që të shkojnë tek banorët

9 Prill 2019, 06:46 Nga DOSJA
Përplasja tek Bregu i Lumit, PD: Policia nuk lejon ish-deputetët

TIRANË- Banorët e Bregut të Lumit edhe sot janë zgjuar me fadromat e policisë tek dera e shtëpive. Në mbështjete të banorëve kanë shkuar dhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, të cilët janë përplasur me uniformat blu.

Më tej PD ka publikuar dhe foto nga përplasja mes banorëve dhe Policisë. Sipas zyrës së shtypit së selisë blu, Policia nuk kanë lejuar ish-deputetët, Aldo Bumçi dhe Klevis Balloi që të afrohen tek shtëpitë që do të prishen.

“Policia nuk lejon ish-deputetet Bumçi dhe Balliu te afrohen tek zona ku po prishen banesat”, shkruan në një njotim për mediat. Siç shihet Bumçi dhe Balliu janë shtyrë me policët pasi kanë tentuar që të çajnë kordonin e uniformave blu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasja tek bregu i lumit prishja e banesave tek bregu i lumit protesta tek bregu i lumit perplasja tek bregu i lumit prishja e banesave tek bregu i lumit protesta tek bregu i lumit

Sondazh

Poll