Aktualitet

Rrjeta e Vetting-ut kap Fehmi Petkun, në krye të Apelit të Krimeve të Rënda komandohet Dollani

9 Prill 2019, 07:13 Nga DOSJA
Rrjeta e Vetting-ut kap Fehmi Petkun, në krye të Apelit të

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në seancën e sotme ka vendosur që të shkakrojë nga detyra gjyqtarin, Fehmi Petku. Gjyqtari që ishte dhe kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, sipas KPK-së kishte probleme me pasurinë. Sipas trupës gjykuese, Petku kishte fshehur pasurinë dhe kishte bërë deklarim të rremë. Po ashtu shtohej se ai kishte dhe kontakte të papërshtatme. Pas shkarkimit të Petkut nga detyra që ai mbante në krye të Apelit të Krimeve të Rënda, në këtë detyrë është komanduar Saida Dollani.

Me atë të avokatit të tij mbrojtës gjyqtari i rrëzoi akuzat e KPK-së, duke thënë se ato janë të pasakta, si për pasurinë, ashtu edhe për dy kriteret e tjera. Ndërkohë, ka qenë një raporti i dorëzuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që ngrinte dyshime se Petku kishte kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Sipas hetimit të bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, u konstatuan probleme me pasurinë e gjytarit dhe u ngritën dyshime për fshehje dhe deklarim të rremë.

Pasuria e Petkut

Sipas raporit të KPK, drejtuesi i Apelit për Krime të Rënda ka në pronësi një truall 270 metra katrorë dhe banesë trekatëshe me papafingo të ndodhur në lagjen “Aldi Demi” në Tiranë, me pjesë takuese një të katërtën. Një sipërfaqe toke prej 4000 metrash katrorë, e blerë në gusht të vitit 1996 në shumën e 6 milionë lekëve dhe një tjetër sipërfaqe 2000 metra katrorë, blerë për 3 milionë lekë. Në bashkëpronësi me persona të tjerë, Petku ka edhe një truall 1600 metra katrorë dhe një ngastër toke bujqësore me sipërfaqe 100 mijë metra katrorë.

Ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë mbajtur tre senaca ku janë dhënë vendimet për dy prokurorë dhe një gjyaktës. Të tre këto subjekte sipas KPK-së kanë pasur probleme me pasurinë dhe janë shkarkaur. Nga sot Apeli i Krimeve të Rënda, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria e Durrësit (Lexo këtu) do të jenë pa drejtues. Fehmi Petku që drejtonte Apelin e Krimeve të Rënda është zëvendësuar me Saida Dollapi e komanduar. Ndërsa Edison Ademi (Lexo këtu) dhe Ferdinand Elezi kanë lënë institucionet pa drejtues.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fehmi petku gjyqtari i krimeve te renda kpk shkarkon gjyqtari shkarkohet drejtuesi i apelit per krimet e renda fehmi petku gjyqtari i krimeve te renda kpk shkarkon gjyqtari shkarkohet drejtuesi i apelit per krimet e renda

Sondazh

Poll