Aktualitet

Eksploziv në derën e zyrës, flet pronari Orest Zhupa: Nuk e di nëse ka qenë lajmërim për mua

9 Prill 2019, 08:14 Nga DOSJA
Eksploziv në derën e zyrës, flet pronari Orest Zhupa: Nuk e di

VLORË– Pronari i njërës prej zyrave, në derën e të cilës u vu lënda shpërthyese ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt. Dosja.al ka mësuar dëshminë e Orest Zhupës, i cili shorehet se nuk ka dijeni nëse lënda shpërthyese ka qenë një lajmërim për të apo për dikë tjetër.

S’kam pasur asnjë konlfikt. Nuk e di nëse lënda shpërthyese ka qenë për mua apo për dikë tjetër, pasi aty ka një sërë zyrash. Nuk di të them nëse është një lajmërim për mua. Nëse do ishte për mua, nuk do e çonin në zyra por do ma vinin në makinë dhe kudo.

Në atë orë e kisha mbyllur zyrën, kisha pushim dreke,”- është shprehur Zhupa pasi është marrë në pyetje nga autoritetet.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonën aty pranë dhe po heton për zbardhjen e autorëve. Një ditë më parë, një pako me eksploziv e lidhur me një telefon celular alarmoi qytetin e Vlorës.

Policia u njoftua se në një godinë në katin e dytë pranë gjykatës së rrethit të Vlorës në lagjen “Hajro Çakërri” ndodhej një pako e dyshimtë dhe rrehtoi zonën.

Forcat e xhenios nga Tirana bënë bllokimin e valëve të telefonit duke e çaktivizuar dhe sekuestruar pakon e dyshimtë që rezultoi të ishte 200 gr lënë eksplozive, e cila ishte bërë gati për t’u shpërthyer me telekomandë.

Disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet orest zhupa tritol ne zyre vlore orest zhupa tritol ne zyre vlore

Sondazh

Poll