Aktualitet

Patozi: Basha nëse s’futet në zgjedhje, do hyjë në histori si njeriu që i dhuroi Ramës minierë floriri

9 Prill 2019, 06:38 Nga DOSJA
Patozi: Basha nëse s’futet në zgjedhje, do hyjë në

Tiranë- Astrit Patozi  i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se opozita duhet të hyjë në zgjedhjet vendore për të mirën e vendit.

Patozi theksoi se  kreu i PD-së Lulzim Basha nëse nuk hyn në zgjedhje Ramës i ka ofruar një minierë ari. Sipas tij Basha nuk ka këllqe nuk ka shpatulla të mbajë barrën e rëndë të nxjerrjes së PD-së nga i gjithë sistemi politik.

 

Unë nuk dua të bëj Kasandrën, por parashikoj vështirësi shumë të mëdha për opozitën shqiptare nëse nuk do arrijë dot të futet në zgjedhje. Unë mendoj se Lulzim Basha nuk ka këllqe, nuk ka shpatulla të mbajë barrën e rëndë të nxjerrjes së PD-së nga i gjithë sistemi politik. Do mbajë barrën e rëndë të përgjegjësisë së heqjes së përfaqësimit politik të PD-së në të gjitha nivelet.

E di ç’do të thotë të mos hysh në zgjedhjet lokale, se në zgjedhje të përgjithshme edhe mund të mos hysh. Ose futesh me shpresën që mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhje lokale të parakohshme nuk ka kurrë. Duhet të ishte një kambanë për Lulzim Bashën dhe për këdo tjetër se është e frikshme mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Do të hyjë në histori si njeriu që i ka dhuruar Edi Ramës një minierë floriri. Në sensin që do t’i ketë kryetarët e bashkive sikundër ka drejtorët.   Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nëse nuk merr pjesë asnjë forcë tjetër relevante, sigurisht që Rama mund t’i fitojë të gjitha bashkitë. Kjo do ishte një gjë shumë e rëndë dhe e pandreqshme.

Astrit Patozi, ish-deputet i PD-së 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit patozi lulzim basha zgjedhjet e qershorit astrit patozi lulzim basha zgjedhjet e qershorit

Sondazh

Poll