Aktualitet

Vranë shokun pasi konsumuan pije alkoolike, Adriano Hajdari dhe dhëndri i Qazim Sejdinit lihen në burg

3 Gusht 2020, 09:41 Nga DOSJA
Vranë shokun pasi konsumuan pije alkoolike, Adriano Hajdari dhe

ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktarin, dhe Adriano Hajdarin, të cilët akuzohen për vrasjen e Florian Lamçes Të tre miqtë po konsumonin pije alkolike në një lokal në qendër të Elbasanit, deri në orët e para të mëngjesit të 30 korrikut.

Nën efektin e alkoolit, Hajdari dhe Sanxhaktari fillojnë të sulmojnë shokun e tyre me sende të forta. Ishte pikërisht goditja me këmbën e karriges në kokë, ajo që i mori jetën 40-vjeçarit.

Si pasojë e sherrit, mbetën të plagosur edhe dy të arrestuarit, të cilët u dërguan në spital për të marrë mjekim. Për shkak të sasisë së lartë të alkoolit të konsumuar ata ishin të pavetëdijshëm dhe policia ua mori dëshmitë rreth 24 orë më vonë.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll