Aktualitet

Vrasja e Florian Lamçes/ Berisha: Adriano Hajdari ishte i punësuar në administratë

3 Gusht 2020, 09:03 Nga DOSJA
Vrasja e Florian Lamçes/ Berisha: Adriano Hajdari ishte i punësuar

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se Adriano Hajdari, një nga autorët e vrasjes së Florian Lamçes ishte i punësuar në administratë. Berisha shprehet se Hajdari ishte punësuar në administratë nga Taulant Balla dhe Gledian Llatja.

Reagimi: 

Vrasesit ishin te partise! Diten punonte ne administrate, naten vriste!
Ishte me dy rroga! Njeren si punonjes, tjetren si killer. sb Doktor pershendetje…adriano hajdari i arrestuari si bashkepuntor ne vrasje bashke me sanxhaktarin kishte miqesi dhe ishte i punesuar nga Tao Tao dhe gledian llatja ne administraten e spitalit ne elbasan… prandaj vrasin e presin sepse kane perkrahjen e taulantit te partise…anonim ju lutem Foto e adrianos nga ambjentet e zyres se punes. 

Pak ditë më parë u vra me sende të forta në një lokal në qendër të Elbasanit, Florian Lamçe. Sokol Sanxhaktari bashkë me shokun e tij, Adriano Hajdarin u përfshinë në një sherr me mikun e tyre, 40-vjeçarin Florian Lamçe, i cili ndërroi jetë në vend. Dy të tjerët mbetën të plagosur dhe u dërguan fillimisht në spital dhe më pas u shoqëruan në Policia, si të dyshuarit kryesore lidhur me ngjarjen. Sanxhaktari ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur. Ky i fundit është dhëndri i Qazim Sejdinit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriano hajdari vrasja e florian lamçes adriano hajdari vrasja e florian lamçes

Sondazh

Poll