Aktualitet

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Seman, i gjithë reparti Zjarrfikës i Fierit në terren, Gramshi ende nën pushtetin e flakë

3 Gusht 2020, 08:49 Nga DOSJA
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Seman, i gjithë reparti

GRAMSH-Flakët e nisura që prej ditës së djeshme në malin e Koshnicës në Seman, nuk janë shuar ende.  Mësohet se zjarri  ka djegur një sipërfaqje të konsiderueshme pemësh dhe pishash. Terreni malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Po ashtu është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në pyllin e Semanit. Mësohet se i gjithë reparti i zjarrfikëses së Fierit ndodhet në terren. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga banorët e zonës. Policia ka shoqëruar disa persona, si autorë të dyshuar për zjarrvënien.

Jo vetëm në Seman e Gramsh, por Shqipëria është në flakë prej ditësh nga jugu në veri. NëRubik prej dy ditësh ka vatra zjarri në fshatin Molung. Po ashtu edhe në grykën e Qafë-Thanës, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, lis dhe gështenja. Problematike situata shfaqet edhe në zinën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër, si dhe në malin e Shëngjinit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake shqiperia ne flake

Sondazh

Poll