Aktualitet

Shqipëria në flakë, shënohet një vatër e re zjarri në Gjirokastër

3 Gusht 2020, 08:39 Nga DOSJA
Shqipëria në flakë, shënohet një vatër e re zjarri

GJIROKASTËR -Një vatër zjarri është regjistruar në malin e Zhulatit në Gjirokastër. Mësohet se flakët kanë rënë në një zonë malore, duke vështirësuar kështu punën e zjarrfikësve.

Zjarrvënia dyshohet se është e qëllimshme. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar.

Shqipëria prej ditësh është nën pushtetin e flakëve nga jugu në veri. Problematike situata shfaqet në malin e Koshnicës në Gramsh, si dhe në Rubik, ku aktualisht janë aktive dy vatra zjarri. Në grykën e Qafë-Thanës po ashtu janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pishash. Njëkohësisht, flakët kanë shkaktuar probeleme edhe në zonën e ujit të Fothtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër, si dhe në malin e Shëngjinit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake shqiperia ne flake

Sondazh

Poll