Aktualitet

Qëndroi disa orë në intubim/ Kush është mjeku Anibal Byberi që mbërriti në gjendje të rëndë tek COVID-2, 53-vjeçari

3 Gusht 2020, 08:48 Nga DOSJA
Qëndroi disa orë në intubim/ Kush është mjeku Anibal

TIRANË- Një tjetër mjek nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19. Viktima e radhës është mjeku Anibal Byberi nga Tropoja, i cili qëndroi shumë pak orë në intubim. Ditën e djeshme ai mbërriti në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv, ku aty u nda edhe nga jeta. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se mjeku vuante nga sëmundjet, si psoriasis dhe obeziteti.  Sipas saj ai nuk mundi të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Kush është mjeku Anibal Byberi? 

Anibal Byberi, 53-vjeç ka punuar mjek pneumolog në spitalin e Tropojës dhe ka mbajtur edhe postin e drejtorit të këtij spitali. Ai ka patur një reputacion shumë të mirë në qytet, aq sa vdekja e tij ka sjellë edhe reagimin e kreut të kryetarit të Bashkisë, Rexhë Byberi. Ky i fundit i ka dedikuar një status prekës mjekut Anibal Byberin, të cilin e kishte edhe kushëri. Ai shprehet se ndarja e tij nga jeta la pas dhimbje e lot.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anibal byberi anibal byberi

Sondazh

Poll