Aktualitet

‘Nuk kemi pasur asnjë rast pozitiv tek Onkologjiku’, mjekja apel për qytetarët: Mbrohuni në këto tri forma

3 Gusht 2020, 09:28 Nga DOSJA
‘Nuk kemi pasur asnjë rast pozitiv tek Onkologjiku’, mjekja

TIRANË-  Mjekja e Shërbimit Onkologjik në QSUT, Dhurata Tarifa ka bërë një apel të gjithë qytetarëve që të mbajnë maska, të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë higjienën personale. Gjatë fjalës së saj ajo ka theksuar se deri më tani në shërbimin Onkologjik nuk ka pasur asnjë rast me COVID-19.

Në një video shpërndarë në rrjetet sociale nga ministria e Shëndetësisë, mjekja thekson: “Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një virus të padukshëm shumë virulent. Në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale. Në shërbimin Onkologjimk deri më tani nuk kemi patur asnjë rast me COVID-19.”. 

Ndërkohë, situata e COVID-19 sa vjen edhe përkeqësohet. Së fundmi ka humbur jetën në spitali COVID-2 mjeku Anibal Byberi. Sipas MSH-së mjeku vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Sakaq, gjatë orëve të fundit janë shënuar edhe 5 viktima të tjera dhe janë konfirmuar 123 raste të reja.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhurata tarifa dhurata tarifa

Sondazh

Poll