Aktualitet

FOTOT/ Jala e “pushtuar” nga mbeturinat, kazanët e plehrave në mes të rrugës në pikun e sezonit turistik

3 Gusht 2020, 08:47 Nga DOSJA
FOTOT/ Jala e “pushtuar” nga mbeturinat, kazanët e plehrave

VLORË- Në kulmin e sezonit turistik, Jala është e “pushtuar” nga mbeturinat. Dosja.al sjell pamjet nga rruga përbi plazhit, më pak se 30 metra larg detit, në segmentin që lidh rrugën kryesore me hotelerinë dhe banesat për pushuesit. Siç edhe shihet, kazanët janë të tejmbushur me plehra. Asnjë gjurmë nga pushteti lokal apo ai qendror nuk ndihet në Jalë, ndërsa pushuesit përballen në njërën anë me trafikun, çmimet e kripura, e si për të mos mjaftuar edhe mbeturinat. “Pushoshqip”, do të duhet të ishte më shumë se një slogan për “tag” në Instagram.

(F.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbeturinat ne jale plazhi i jales mbeturinat ne jale plazhi i jales

Sondazh

Poll