Aktualitet

Zjarri ende aktiv në Veliopojë, flakët rrezikojnë banesat, ende asnjë ndërhyrje nga ajri

3 Gusht 2020, 09:34 Nga DOSJA
Zjarri ende aktiv në Veliopojë, flakët rrezikojnë banesat,

VELIPOJË -Sipërfaqje të mëdha pyjore nga jugu në veri të Shqipërisë, vijojnë të shkrumbohen. Në Majën e Zezë në Velipojë, vatrat janë ende aktive.

Të nisura prej tre ditësh, flakët rrezikojnë banesat aty pranë. Zjarri në ndërkohë po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë ndërhyrje nga ajri, për të shuar zjarrin.

Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik prej dy ditësh ka vatra zjarri në fshatin Molung. Po ashtu edhe në grykën e Qafë-Thanës, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, lis dhe gështenja. Problematike situata shfaqet edhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër, pyllin e Semanit, si dhe në malin e Shëngjinit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake shqiperia ne flake

Sondazh

Poll