Aktualitet

“Punoj mbi 15 orë në ditë”, Pilotja shqiptare në Dubai zbulon si i lindi dëshira për këtë profesion (Tregon pagën e

3 Gusht 2020, 08:23 Nga DOSJA
“Punoj mbi 15 orë në ditë”, Pilotja shqiptare në

TIRANË–  Me qindra histori suksesi të shqiptarëve nëpër  botë janë parë  përgjatë viteve të fundit, ku shumë të rinj pas studimeve në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë, kanë vendosur të jetojnë e punojnë larg vendit të tyre.

Një histori e ngjashme është edhe ajo e Xhesina Xhikës, një vajzë shqiptare e cila prej katër vitesh jeton në Dubai. E ftuar në një lidhje “Skype” në “Wake Up”, 25-vjeçarja ka treguar se prej dy vitesh ka punuar si stjuardesë ndërkohë vijon edhe trajnimin për pilote dhe pret të licensohet brenda këtyre ditëve.

Më tej Xhesina ka thënë se nuk e kishte menduar se mund të punonte në fushën e aviacionit.

“Por kolegët më kanë propozuar ta bëj dhe unë sigurisht e mora me shumë qejf. Këtu sheh shumë shpesh stjuardesa dhe fillova t’i kisha “zili” për t’u bërë si ato. Punoj në një ditë mbi 15 orë, udhëtimet evropiane dhe këtu qëndron vështirësia, jam mësuar me turbulencat kjo për shkak edhe të temperaturave të larta këtu ndaj vëmendja ime është krejtësisht tek pasagjerët”.- ka thënë ajo.

Teksa është pyetur mbi vendimin e saj për t’u bërë pilote, shqiptarja ka shpjeguar se fluturimi në Lebanon i ka lënë shumë mbresa e nga aty i ka lindur kjo dëshirë.

 “Ka qenë dita që kam bërë fluturimin e parë si stjuardesë dhe atë ditë na lejuan që të mësojmë më shumë në kabinën e avionit. Fluturimi ka qenë në Lebanon. Aty më la shumë mbresa dhe që nga ai moment më lindi edhe më shumë kjo dëshirë dhe i thashë vetes më punë dhe vullnet do ia dal.”- tha 25-vjeçarja.

“Orët që i bëj me instruktorin janë më të lehta ndërsa në fluturimet që bën vetëm orët e para janë më të frikshme, duke qenë se çdo gjë varet nga ti. Ulja është ndër momentet më të vështira dhe do shumë vëmendje, pasi ka dhe rrezikun më të madh. Ngritja është një proces më i lehtë nga ana teknike. Familjarët e mi kanë qenë në dijeni të pasionit tim dhe ata janë mbështetësit më të mëdhenj për mua. Kur i tregova mamit që do filloj trajnimin për pilote më tha: Nuk ka femra që janë pilote në këtë botë, kjo për shkak të mentalitetit shqiptarë. Ata tashmë më mbështesin në çdo moment.”- u shpreh 25 vjeçarja.

Gjithashtu moderatori Isli Islami e ngacmoi edhe për pagën, duke e pyetur sesa paguhet një pilote?

“Rrogat janë shumë të larta dhe varet nëse je oficer i parë apo kapiten. Në qoftë se je kapiten në shtet që paguhen më mirë mund të kenë një pagë plus – minus, 10 mijë euro.”- tha ajo.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dubai xhesina xhikës dubai xhesina xhikës

Sondazh

Poll