Aktualitet

Vdekja e mjekut nga Tropoja/ MSH: Ishte i infektuar me COVID-19, vuante nga obeziteti dhe sëmundje të tjera

3 Gusht 2020, 08:20 Nga DOSJA
Vdekja e mjekut nga Tropoja/ MSH: Ishte i infektuar me COVID-19, vuante nga

TIRANË-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë detaje për ndarjen nga jeta të mjekut Anibal Byberi, i cili ishte i infektuar me COVID-19.

MSH njofton se Anibal Byberi mbërriti në gjendje të rëndë në spitalin COVID-2 dhe u fut në intubim, por nuk mundi të mbijetojë. Sipas MSH-së mjeku vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

“Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.  Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”., njofton ministria. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anibal byberi anibal byberi

Sondazh

Poll